Merz mesazh domethënës nga Tirana: Të mbajmë amerikanët në anën tonë!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz mbajti sot një fjalim në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Merz foli për rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit strategjik të BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë.

Aleanca jonë me SHBA, vendi im është mirënjohës ndaj Amerikës për atë që kanë bërë pas luftës së dytë botërore. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë . Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi amerikanët për atë që ata bëjnë për ne në Europë për paqen tonë për lirinë tonë”, tha kancelari Merz.

Publikuar nga Publik Media