Sport

Mesazhi i lamtumirës së Inzagit nga Interi: Dhashë gjithçka!

Simone Inzagi i ka dhënë lamtumirën Interit duke ndërprerë para kohe kontratën me zikaltrit që përfundonte në vitin 2026, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite në stolin e Al Hilal.

Palët janë ndarë miqësisht, por pas një sezoni të vështirë ku ekipi e mbylli pa trofe dhe me një dështim në Ligën e Kampioneve që do të kujtohet gjatë.

Megjithatë, Inzagi ka zgjedhur t’u dërgojë një mesazh tifozëve nëpërmjet klubit, duke i kujtuar sukseset e festuar në këto vite.

MESAZHI I INZAGIT

“E dashur familje zikaltër,

Ka ardhur për mua momenti që t’i them lamtumirë këtij Klubi pas një udhëtimi katërvjeçar, gjatë të cilit dhashë gjithçka.

Çdo ditë ia kam kushtuar mendimin tim të parë dhe të fundit të ditës Interit. Jam shpërblyer me profesionalizëm dhe pasion nga lojtarët, drejtuesit dhe çdo punonjës i klubit.

Gjashtë trofetë e fituar, mes të cilëve edhe titullin e yllit të dytë, së bashku me rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në vitin 2023 dhe atë pak ditë më parë, janë dëshmi e prekshme se sa shumë është mbështetur puna ime nga një bashkësi qëllimesh me stafin tim dhe me çdo përbërës të Interit.

Falënderoj aksionerët për besimin që nuk ka munguar kurrë, Presidentin dhe bashkëpunëtorët e tij për ndihmën dhe dialogun e përditshëm. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja, mendoj se është e drejtë të përsëris këtë ndjenjë mirënjohjeje edhe për diskutimin që përfundoi pak kohë më parë. Ishim të sinqertë dhe së bashku vendosëm ta përfundojmë këtë udhëtim madhështor.

Dua t’u kushtoj një fjalë të fundit miliona tifozëve zikaltër që më brohoritën, qanë dhe vuajtën në momente të vështira dhe qeshën dhe festuan në gjashtë triumfet që përjetuam së bashku.

Nuk do j harroj kurrë. Forca Inter.

Simone Inzagi”.

Recent Posts

  • Denoncime

Alko-Impex e Abazit ‘spastroi’ konkurrencën!

Demi miliona euro për buxhetin e shtetit Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kemi shkelje…

8 hours ago
  • Bota

Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

Presidenti i ShBA, Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz këtë të…

9 hours ago
  • Publik News Albania

Rama shpërblen me 640 mijë euro nga Bashkia Endri Meksin

Tender për të goditur Erion Veliajn Takimi i Edi Ramës me administratën dhe punonjësit e…

9 hours ago
  • Bota

Trump pret Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndodhet sot në Uashington për një takim zyrtar me Presidentin…

10 hours ago
  • Sport

Pas Tiranës stadiume me kullë në Korçë, Durrës dhe Vlorë

KISH hap garën për rijetëzimin e tre stadiumeve të tjerë, skema si tek “Arena Kombëtare”…

10 hours ago
  • Statusi Publik

Shqiptarët e Kosovës po e braktisin Shqipërinë për Greqinë

VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…

15 hours ago