Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e gruan së ish drejtorit të UKT Redi Molla në kuadër të hetimeve që po ndiqen për dosjen 5D.
Burimet bëjnë më dije se aparati është sekuestruar gjatë kontrolleve që SPAK ka bërë në ambiente të ndryshme me qëllim gjetjen e dokumenteve apo sendeve të tjera të cilët do t’i shërbenin hetimit.
Përfaqësuesit e akuzës në shërbim të dosjes do të kryejnë edhe aktekspertizën në kërkim të provave të mundshme.
Tashmë përmes avokatëve është paraqitur kërkesa në gjykatë për kthimin e aparatit telefonik.
Seanca ishte parashikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte, por u shty për në datën 23 prill.
Redi Molla është ish drejtori i bashkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK pronari de fakto i kompanisë 5D konstruksion.
Për të njëjtin subjekt është arrestuar edhe drejtori tjetër Mariglen Qato, ndërsa i kanë dhënë subjektit tenderë në konflikt interesi./ Ora News
Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut…
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të…
Ditën e sotme në Turqi u mbajt takimi i dytë negociues për arritje e një…
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të…
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…
Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…