Monika Kryemadhi flet pasi u mor e pandehur nga SPAK: Do të fillojmë ballafaqimin në gjyq!

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor e pandehur, është shprehur se akuzat janë të njëjta dhe se tashmë do të fillojnë përballjen në

Ajo deklaroi se dosja është voluminoze, ndërsa për zgjatjen e hetimeve deri në tetor, shprehu bindjen se do të përfundojnë më shpejt, me argumentin se përfundojnë afatet.

“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Do të kemi edhe një thirrje tjetër. Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.

 Dosja është voluminozeve, kërkova fashikujt, më tha se do të ma japin shumë shpejt. Është ajo që ne themi gjithmonë. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë.

Mendoj se prokurorët po presin dy tre gjëra të vogla dhe do ta mbarojnë. Mbarojnë edhe afatet sepse padia për CEZ-DIA më thanë se është bërë në shtator të 2017”, tha ajo.

Më tej vijoi duke thënë se “sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë. Mos mendoni se jeta ime e më përparshme është më e mirë sot. Shijoni momentin.”

Monika Kryemadhi: Unë e kam fajin për urdhër-arrestet që kanë ardhur nga Bari, që u vonuan 2 muaj. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës, kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Thanë se dosja është voluminoze, më thanë se fashikujt do m’i japin shpejt. Do nisim ballafaqimin në gjykatë. Filmi që luaj është artistik, quhet “Me fat”. Pak muhabet atje bëmë ne për zgjedhjet. Aty kryeprokuror i BKH është Edi Rama. Drejtësia e vërtetë është ajo hyjnore.

Publikuar nga Publik Media