Monika Kryemadhi është paraqitur sot për të votuar për zgjedhjet parlamnetare. Kryemadhi ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Edit Durham” në Tiranë.
Gjatë këtij procesi, Kryemadhi ishte e shoqëruar nga i biri, Besar Metaj.
Në këto zgjedhje, Kryemadhi nuk është kandidate me asnjë parti poltike.
Gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka qenë aktive në mbështetje të forcës së saj politike dhe të ish-bashkëshortit, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në qeli.