Mori ryshfet duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale, lihet në burg polici

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për oficerin e policisë, Kastriot Palushi, i arrestuar në lidhje me veprën penale të korrupsionit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Palushi akuzohej se mori ryshfet duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale të një personi.

VENDIMI
1. Vleftësimin si te ligjshem te arrestimit ne flagrancë te shtetasit K. P., kryer nga oficerët e policise giyqesore me iniciative ne date 23.06.2024 ora 21,00.
2. Caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit K. P., i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv ¡ personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259/1 tê Kodit Penal, atë të-Arrest ne burg, me afat 15 dite, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e kétij vendimi.
4. Kunder ketij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykaten e Apelit te Juridiksionit të
Pergjithshem Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky qe fillon nga e nesërmja e njoftimit te ketij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane me date 26.06.2024.

Publikuar nga Publik Media