Mziu i përgjigjet Ramës: Dibra nuk të fal o kryeçyryk!

Drejtuesi politik i PD për qarkun Dibër, Xhelal Mziu u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili dje nga Dibra tha se gjysma e burrave janë çyrykë.

Në një përgjigje në rrjetet sociale, Mziu shkruan e Dibra nuk ia fal. Më tej në statusin e tij, Xhelal Mziu shprehet se një çyryk si Rama  nuk mund të poshtërojë atë që ka ngritur historia në piedestalin e lavdisë.

“Dibra nuk ta fal, o kryeçyryk! Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur! Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën: Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi! Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë. Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve. Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as turku, as serbi, as diktatura komuniste. Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë! E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet! Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet! Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë! Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”, shkruan Mziu.

Publikuar nga Publik Media