Na nevojitet një hajdut më i madh se Edi Rama

Elona Caslli

Refreni postzgjedhor me të gjitha ngjyrimet dhe thëniet e tij mund të përmblidhet veçse në një fjali të vetme- Na nevojitet një hajdut më i madh se Edi Rama.

Me pak fjalë, që të gjithë biem dakord se Edi Rama është hajdut i zgjedhjeve. I gjithë problemi është identifikimi i një hajduti më të madh se Rama.

Në një shoqëri normale dhe të shëndetshme moralisht dhe mendërisht, argumentit do t’i vihej pika te fjalia e parë – Edi Rama është hajdut.

Jo, ne jemi në kërkim të një hajduti më të madh dhe nga refreni postzgjedhor të duket se ke të bësh me njoftimet e punës ku thuhet;
– Nevojitet një hajdut më i madh se Edi Rama.

Post Scriptum- Quo vadis!
Shqipëri 2025

 

Publikuar nga Publik Media