Ndahet çifti i njohur turk?!Aktorja Neslihan Atagül i jep fund martesës 7 vjecare. Shkak tradhëtia

Aktorja shumë e dashur turke dhe shumë e njohur për publikun shqiptar, Neslihan Atagül, është tradhtuar nga partneri i saj, Kadir Doğulu. Ai është parë shumë i afërt në shoqërinë e një tjetër femre dhe njerëzit s’kanë ngurruar t’i bëjnë foto, duke ia shpërndarë nëpër media.

Pamjet e tij me një tjetër janë bërë virale dhe duket se e kanë lënduar shumë aktoren turke, që i ka dhënë menjëherë fund marrëdhënies.

Neslihan dhe Kadir kishin 10 vite romancë së bashku dhe 7 vite martesë.

Kjo nuk është hera e parë që partneri i aktores akuzohet për tradhti, por duket se kjo e fundit “i vuri kapakun”.

Publikuar nga Publik Media