Aktori dhe artisti i njohur i arteve marciale, Chuck Norris, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Norris ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes në Hawaii. Familja e tij konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, duke theksuar se ai u nda nga jeta në mënyrë të papritur.
“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe në paqe”, thuhet në deklaratë.
Chuck Norris ishte një nga figurat më ikonike të filmave aksion dhe arteve marciale, i njohur për rolet e tij në kinematografi dhe për ndikimin e madh në kulturën popullore globale.







