Ndahet nga jeta e veja e Dritëro Agollit

Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli.

E veja e shkrimtarit të madh shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Agolli ka ndërruar jetë në spitalin e Neurologjisë.

Kujtojmë se në muajin Shkurt të 2017-tës u nda nga jeta dhe vetë shkrimtari i madh, Dritëro Agolli.

Sadije ka qenë për 52 vite me radhë bashkëshortja, lexuesja, redaktorja dhe shoqja besnike e shkrimtarit, që shpeshherë ka shërbyer dhe si muzë frymëzimi për të.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë Sadije Agolli u shpreh : Këto dy vite kanë qenë shumë të vështira megjithëse unë jam munduar duke shkruar. E kisha shumë të vështirë ndarjen me Dritëroin, vitin e parë kam qenë krejt e humbur.

Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë propozim  për ta kthyer në muze, këtë dhe të Ismailit poshtë, por nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thoja që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë.Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë.

Kalova vetëveten ç’është e vërteta. Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë.Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

57 minutes ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

2 hours ago
  • Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…

3 hours ago
  • Denoncime

Drenova sigurohet pa garë tek Tani i Kakomesë për UKT

Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me…

4 hours ago
  • Politike

Beleri : Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, drejtësia privilegj

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit, eurodeputeti Fredi Beleri ngriti shqetësimin…

4 hours ago
  • Publik News Albania

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për tenderin e Unazës

duke i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për një abuzim me…

4 hours ago