Ildi Pajtoni, trashëgimtari i Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht.
Burimet e para kanë deklaruar se ka qenë një aksident me motor uji që i ka marrë jetën të riut.
Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm.
Ildi postonte shpesh video me një këlysh luani të cilin e kishte të tij, të bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi tronditës ka prekur shumë të njohur të familjes Pajtoni.
I riu ishte figurë publike në kryeqytet dhe ngushëllimet për humbjen e tij nga personazhe të showbizit shqiptar kanë qenë të shumta.