Ndeshja me Shqipërinë, kritika trajnerit serb për listën e lojtarëve

Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për listën e lojtarëve të përzgjedhur.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se mungesa e portierit Svilar nuk ishte vendim i tij, por zgjedhje e lojtarit për të fokusuar karrierën te klubi i tij.

Stojkoviç theksoi se lojtarët thirren vetëm sipas meritës dhe mbrojti zgjedhjet e tij, duke përmendur edhe portierin Petroviç dhe futbollistë të tjerë. Ai kritikoi ashpër disa lojtarë për performancën dhe sjelljen, veçanërisht Radonjiçin, duke e cilësuar atë si një problem për skuadrën.

Trajneri theksoi se ai do të vazhdojë të marrë vendimet për ekipin dhe u bëri thirrje lojtarëve të tregojnë vlerën e tyre në fushë.

Në 25 emrat që janë ftuar nga Stojkovic, bien në sy edhe Pavlovic, Samardzic, Mitrovic, Jovic dhe Vlahovic. Një surprizë e madhe është rikthimi i futbollistit Katai në ekipin kombëtar serb.

Kombëtarja serbe është vendosur në Grupin K të kualifikuesve, ku do të përballet me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Tension para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë

Publikuar nga Publik Media