Në darkë me Lukashenkon

Pamjet që Edi Rama nuk do që të publikohen

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte qenë pjesë e një darke informale, gjatë qëndrimit në Azerbajxhan, i ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në postimin që bëri në rrjetet sociale, Rama e quajti sheikun arab një mik të mirë të Shqipërisë dhe shpërndau foto nga darka, siç duken në postimin më poshtë.

Por në darkën informale që organizoi presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë pjesë edhe presidenti i Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putinit në luftën ndaj Ukrainës, Aleksandër Lukashenko.

Pamjet e këtij të fundit mungojnë në fotot që Rama ka përzgjedhur të ndajë me publikun, por ato janë publikuar nga agjencitë përkatëse të presidencës së Emirateve dhe të Bjellorusisë.

Nga këto fotot shihet se në krahun e majtë të emirit arab është ulur Edi Rama, ndërsa në krahun e tij të djathtë qëndron autokrati bjellorus, Aleksandër Lukashenko, bashkëpuntori i afërt i Vladimir Putinit.  Diktatori bjellorus është një ndër mbështetësit kryesorë të Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.

Deri tani ai ka thënë se presidenti rus nuk ka kërkuar që trupat bjelloruse t’i bashkohen pushtimit. Por Bjellorusia ka mbështetur Rusinë duke mbajtur gati një sasi armësh bërthamore taktike te fqinjit të saj, që nga qershori 2023.

I pyetur nëse Putini është gati t’i përdorë armët bërthamore të stacionuara në Bjellorusi, Lukashenko ka këmbëngulur se aleati i tij “nuk do t’i përdorte kurrë” armët pa pëlqimin e liderit bjellorus.

Gjithsesi Lukashenko tha se vendi i tij është “plotësisht i gatshëm” të përdorë armët bërthamore, nëse është e nevojshme, por “vetëm nëse çizmja e një ushtari [të huaj] hyn në Bjellorusi”.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Mandati i katërt i Ramës jo stafetë por spastrime

Në horizont, një qeveri me besnikë dhe mesazhe për SPAK-un Nga Landi Çela Askush brenda…

1 hour ago
  • Bota

Ukrainë, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur nga sulmet ruse

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus…

2 hours ago
  • Flash News

U arrestua në PG, kur ishte 17 vjeç Muçoari vrau shokun

27 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Pogradecit pasi në makinën e tij…

2 hours ago
  • Denoncime

Trëndelina e Njësisë Administrative Nr.1, i jep kredi të butë djalit

Kredia e Butë për djalin e Administratores: Afera në Njësinë Nr.1, ndërsa qindra familje presin…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Pogradec/ U kap me armë dhe kokainë, arrestohet Fabian Muçollari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas me rrezikshmëri shoqërore pasi u kap në flagrancë…

3 hours ago
  • Denoncime

Sotiraqi shtron kalldrëmin historik të Dardhës me asfalt

Asfalti mbi Historinë: Skandali në Dardhën piktorese, fshatin që po “rregullohet” duke u zhdukur Publik.al…

3 hours ago