Ra nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeçari nga Bosnje Hercegovina, i cili ka humbur jetën.
Efektivët e Komisariati nr.2 në Tiranë, kanë arrestuar Dario Hoxhën 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi, si dhe shpallen ne kerkim administrator i firmes dhe drejtues teknik.
Arrestimi I 32-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e administratorit dhe drejtuesit teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeç nga Bosnje Hercegovina, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në kërkim është Enea Kaçi, administrator i firmës “Nova Construction”.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën “Brigada VIII”, në kryeqytet, ku 47-vjeçari ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, ku ishte i punësuar dhe humbi jetën.
Pallati po ndërtohet nga biznesmeni Agim Zeqo, i njohur si Gimi i Redbullit.
Sipas policies po hetohet së bashku me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, po punohet edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, përfaqësues të firmës së ndërtimit.