Screenshot
Operacioni ndërkombëtar “The Wanted” ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, 37-vjeç, i identifikuar si Albion Kalemi, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës.
Ai u kap në Tepelenë, si rezultat i bashkëpunimit mes policive të Shqipërisë dhe Kosovës, përmes rrjetit ENFAST.
37-vjeçari, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, do të ekstradohet në Kosovë për të përballuar akuzat që kanë rënduar mbi të.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST.
Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Albion Kalemi, 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.
Pas Ballukut dhe Manastirliut, edhe Blendi Gonxhe pastron makinën me tender Larje luksi për xhepin…
Kishte ngacmuar nënën e Erisianos I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tregoi para GJKKO-së se…
KAS vendosi në mbledhjen e kësaj të mërkure hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore.…
Nga vila të pushtetit, në pasuri për biznesin? Rama nis privatizimin e rezidencave qeveritare nën…
Parlamenti Europian zhvilloi sot një seancë për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Kreu i…
Publik.al ka zbuluar të vërtetën pas dorëheqjes së bujshme të komandantit të Gardës së…