Lajme

Në mëngjes u emërua sekretar i Përgjithshëm, në darkë del kontrabandist cigaresh

TIRANË – Emërimi i Eldi Hoxhës si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, dje, është shoqëruar nga një zhvillim i bujshëm penal: ai është nën hetim nga SPAK për përfshirje në një skemë të sofistikuar kontrabande me cigare, ku janë të përfshirë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur ndaj tij masat e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Kush është Eldi Hoxha?

Sipas vendimit të GJKKO, Eldi Hoxha, i lindur më 5 tetor 1982, rezulton të jetë nën hetim për veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal. Ai do të duhet të paraqitet dy herë në muaj pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), konkretisht ditën e hënë, javën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu pezullimin e të drejtës për të përdorur pasaportën dhe dokumente të vlefshme për dalje jashtë shtetit, si dhe ndalimin e largimit nga territori i Shqipërisë pa leje gjyqësore.

Skema kriminale që po hetohet nga SPAK

SPAK njoftoi zyrtarisht se operacioni i fundit ka për qëllim goditjen e një rrjeti të gjerë kontrabande me cigare, i cili përfshin 20 persona nën hetim, përfshirë edhe funksionarë publikë. Deri tani janë ekzekutuar masat “Arrest me burg” për 5 shtetas, “Arrest shtëpie” për 1 tjetër, si dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim paraqitje” për 15 të tjerë.

Sipas hetimeve, cigaret prodhoheshin në Shqipëri dhe kontrabandoheshin drejt vendeve fqinje dhe më tej në Bashkimin Europian. Në këtë skemë të dyshuar kriminale, Prokuroria thotë se janë përfshirë edhe zyrtarë doganorë, të cilët kanë lehtësuar kalimin e mallrave kontrabandë përmes pikave kufitare.

Një tjetër emër në listë, Ylber Karanxha

Përveç Hoxhës, GJKKO ka caktuar të njëjtat masa sigurie edhe për Ylber Karanxha, një tjetër i dyshuar për kontrabandë që ka pasur lidhje me veprimtarinë doganore. Ai do të duhet të paraqitet rregullisht në Policinë Gjyqësore dhe i ndalohet gjithashtu dalja nga vendi.

Emërimi i një personi nën hetim për kontrabandë në një nga postet kyçe të administratës së Bashkisë së Tiranës ngre pikëpyetje serioze për procesin e përzgjedhjes së funksionarëve publikë. Deri tani, Bashkia nuk ka dalë me asnjë reagim për këtë zhvillim, ndërsa publikimi i masës së sigurisë nga GJKKO hedh hijë të fortë dyshimi mbi integritetin e emërimeve të fundit në administratën e drejtuar nga Erion Veliaj.

Skandali i fundit është një tjetër dëshmi se krimi i organizuar vazhdon të gjejë mënyra për të penetruar në administratën publike. 

Recent Posts

  • Bota

Rusi, 7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga shembja e urës

Një urë është shembur në rajonin e Bryansk të Rusisë, teksa poshtë saj po kalonte…

29 minutes ago
  • Publik News Albania

1 vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë, gjakmarrja pista e vrasjes

Lezhë, pamje nga vendi i ngjarjes Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Tale të Lezhës, mëngjesin e…

36 minutes ago
  • Publik News Albania

Foto/ Detaje nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Tale në Lezhë, ku një shtetas është vrarë…

1 hour ago
  • Denoncime

Vila Qeveritare në Sarandë kthehet në hotel dhe restorant

“Vila e Falur” në Kodrën e Gjashtës Si Këshilli Bashkiak i Sarandës i dhuroi 3…

1 hour ago
  • Bota

Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin

Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e…

2 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur…

2 hours ago