Lajmi i Kim Kardashian për t’iu bashkuar sezonit të ardhshëm të “American Horror Story” shkaktoi mjaft bujë në botën e aktrimit, ku shumë veta pyesin pse një personazh televiziv me pak përvojë në aktrim iu besua një rol kaq i rëndësishëm.
Edhe pse nuk ka detaje për rolin e 42-vjeçares, disa personazhe të njohur kanë dashur të bëhen pjesë e kastit. Aktorja, Sharon Stone kritikoi gjithashtu Kardashian, duke theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin që duhet për tu bërë aktore.
‘Mund të mos jetë njësoj si puna e mjekut, por ne e vlerësojmë artin tonë. Ne kemi studiuar dhe kemi punuar shumë’– shkroi ajo në rrjetet sociale.
Në fillim të këtij muaji, ishte vetë ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila publikoi në platformat e saj sociale edhe trailerin e serialit. Ajo ka provuar të aktrojë më herët teksa ka qënë pjesmarrëse në disa videoklipe muzikore të disa artistëve të ndryshëm.