Në mundësh

IN MEMORIAM
Rudyard Kipling

IN MEMORIAM
Rudyard Kipling, ai që na la poezinë monumentale, “Në mundësh”

Rudyard Kipling u lind në Mumbai më 30 dhjetor 1865 dhe ndërroi jetë në Londër më 18 janar 1936. Konsiderohet si një novator në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë konsiderohen si klasikët e këtij zhanri. Kritika e ka përshkruar punën e tij si “një dhuratë e gjithanshme dhe shkëlqim i narracionit”.
Kipling ishte ndër shkrimtarët e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, si në prozë ashtu edhe në vargje. Kontributi i tij shënjon si një vlerë në artin e tekstshkrimit dhe rrëfimtarisë gjatë fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
Në vitin 1907, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë kështu shkrimtari i parë i gjuhën angleze që vlerësohet me këtë çmim dhe më i riu që laurohej. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling ka ndryshuar në bazë të klimës politike dhe sociale, të moshës dhe pikëpamjet që rezultojnë të kundërta ngase qasej të dominoheshin gjithandej përgjatë shekullit XX. George Orwell e quajti atë një “shenjt i imperializmit britanik “. Kritiku letrar Douglas Kerr shkroi: “Ai, Rudyard Kipling është një autor që mund të frymëzojë me zell mosmarrëveshje dhe vendi i tij në historinë e letërsisë dhe kulturës është ende i paqartë…”
Në fëmijëri ai mësoi gjuhën hindu, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi ku punoi si gazetar. Udhëtoi në Japoni, Amerikë dhe në Afrikë të Jugut. Me një temë të njëjtë mori pjesë në jetën letrare dhe politike në Angli.
Proza e tij na tregon një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës indiane, dhe botës së ushtarëve britanik, e posaçërisht për botën e fëmijëve dhe të kafshëve. Librat më të rëndësishëm dhe më të lexuar të tij janë ato për xhunglën, që karakterizohet me njohuri të shkëlqyeshme të botës sekrete të kafshëve në Indi.
Veprat, të cilat kanë ardhur në shqip nga ky autor janë: “Baladë nga kazerma”, “Tregime nga malet”, “Libri për xhunglën”, “Kimi”, “Drita është e shuar”.
Por mbi të gjitha ajo që ka rrokur interesimin e shumë lexuesve është poezia e tij emblematike, e cila ka përthitur interesimin e shumë shqipëruesve për ta sjellë këtë thesar sa më afër kumtimit të vetë autorit në dëshirimet tona për poezinë.

NE MUNDESH
(Rudyard Kipling -1907)

Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..
Në mundësh të rrish në pritje nga pritja paulodhur,
a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……
Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,
t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….
në durofsh dot që thënjet e tua të drejta
në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..
Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.
e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…
Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku, apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon,por veç sa meriton
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat
që të rënda me veprat që peshojnë
dije dhe mos ke asnje dyshim,
se e jotja do jetë bota me çka brenda
dhe burrë do t’jesh o biri im.

Shqiperoi: Robert Shvarc

Recent Posts

  • Politike

Rinumërimi për Tiranën, Ilir Alimehmeti apo Erald Kapri

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës.…

11 minutes ago
  • Politike

Brukseli shemb fasadën e integrimit të Ramës

Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë i shohin shqetësimet e Komisionit Evropian për ecurinë e negociatave…

22 minutes ago
  • Bota

Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh

Një artikull i publikuar nga gazeta italiane “Domani” ka hedhur dritë mbi një realitet alarmues në qendrën…

44 minutes ago
  • Bota

Elon Musk krijon “Xchat” dhe i shpall sfidë WhatsApp-it

Miliarderi dhe pronari i "X", Elon Musk, njoftoi se "XChat", një platformë e koduar mesazhesh…

51 minutes ago
  • Denoncime

Habiten turistët, Shqipëria më e shtrenjtë se Europa për ushqimet

Turistët të shokuar, shqiptarët të varfëruar publik.al | Ekonomi & Shoqëri | 19 Qershor 2025…

2 hours ago
  • Bota

Irani godet spitalin kryesor Beer Sheba

Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga…

2 hours ago