Alarmi i Amnesty International
Në raportin rreth 600 faqësh që Amnesty International, kjo organizatë jo qeveritare me mision mbrojtjen e të drejtave njerëzore, drejtësinë e të vërtetën, ka publikuar sot me analizën e të dhënave në 150 vende mes të cilave dhe Shqipëria.
Liria e medias dhe e profesionit të gazetarit është një tjetër temë shqetësuese në Shqipëri e analizuar nga Amnesty International.
“Gazetatët në Shqipëri kërcënohet si nga politika ashtu dhe nga krimi i organizuar”, shkruhet në raport.
Ashtu siç ka sinjalizuar dhe Ëord Freedom Press Index i 2024, “Media në Shqipëri, kërcënohet nga interesat ekonomike e ato politike e ka një mungesë të një kuadri ligjor që rregullon këtë raport.”
Gjithashtu dhuna seksuale e dhuna për shkak të gjinisë është një nga problematikat që ky raporti vë në qendër të analizës ndaj shoqërisë shqiptare.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 statistikat flasin për 686 gra të dhunuara në Shqipëri e 30% më shumë se një vit më parë pra më 2023.
“Mungon asistenca institucionale ndaj viktimave të kësaj dhune fakt që i detyron që shpesh herë të rikthehen tek abuzuesit e tyre”, shkruan raporti.
Amnesty kujton faktin se ESC, Komuniteti Europian i Solidaritetit ka sinjalizuar disa muaj më parë se procedura për asistencë legale e gratis ndaj viktimave duhet rishikuar për t’i dhënë më shumë mundësi aksesi viktimave të dhunës shtëpiake.
Amnesty International sjell në vëmendje paktin Itali-Shqipëri, mbi ngritjen e kampeve të emigrantëve në Shqipëri e faktin e një regjimi burgosje arbitrare të azilantëve duke shkelur liritë e të drejtat e qënies njerëzore.
Shqetësim për ta shfaq gjëndja e të burgosurve në burgjet shqiptare ku ka një mbipopullim e mungesë shërbimi shëndetësor të përshtatshëm.
Për të burgosurit me probleme psiqike në spitalin e Lezhës mungon infrastruktura përshtatshme e personeli i specializuar.
Ekspertët e Amnesty International kanë evidentuar sjellje diskriminuese të shtetit ndaj personave të minorancës etnike me vështirësi në regjistrimin në gjendjen civile apo pajisjen me kartë identiteti që mund t’u ofrojë shërbimin publik.
Ndërsa për komunitetin LGBT, Amnesty International mbështet kërkesën e ekspertit të pavaruar të OKB i cili i kërkon qeverisë shqiptare ligje e politika që të njohin realitetin e personave të këtij komuniteti e stigmatizimin e diskriminimin shoqëror, shëndetësorë, në punësim e në jetën e përditshme.