Pak ditë më parë, Neymar u bë baba për herë të dytë. Ai e shijoi vajzën e tij vetëm për disa orë pasi iu bashkua kombëtares braziliane për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Venezuelës.
Por ndeshja që u mbyll me rezultatin 1-1 është pasuar nga një skandal që ka shkaktuar shumë bujë te brazilianët.
Një gazetar ka treguar se pak orë para ndeshjes ndaj Venezuelës, tre “yjet” e skuadrës kanë kaluar natën me femra të bukura në një festë të organizuar në një hotel. Sipas gazetarit, Mateus Baldi, Neymar, Vinicius, Richarlison kanë qenë autorët e këtij skandali.
Neymar thuhet se ka qëndruar në hotel me Rebecca Ribeiro, Vinicius me Leticia Sojiro dhe Richarlison me Rita Lopez.
Në një audio WhatsApp që qarkullon në Brazil, një grua pretendon se Neymar qëndroi me Rebecca Ribeiro, Vinicius Jr. me Leticia Sogiro dhe Richarlison u takua me Rita Lopez. Ndërkohë që një video tjetër, dallohen qartë personat që kanë marrë pjesë në festë dhe influencuesja Leticia Sogiro që është larguar në mëngjes nga hoteli ku qëndronte skuadra braziliane.