Denoncime

Nga punonjës asfalti i Salillarit, fitoi projektin mbi 60MLN euro

Rasti i Ëngjëll Agalliut ngre dyshime për një skemë të re  si ” DH Albania”

Në një histori që të kujton skandalin famëkeq të “DH Albania”-s, një emër anonim deri dje, Ëngjëll Agalliu, ish-punonjës i kompanisë “Salillari”, rezulton sot si përfitues i një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Shqipëri.

Në muajin shkurt 2024, Agalliu krijoi kompaninë “Albania Solar Power”, me një kapital qesharak prej 100 mijë lekësh të vjetra (rreth 10 euro). Vetëm pak muaj më vonë, kjo kompani pa histori financiare apo bilance të dorëzuara, u shpërblye me vendim të Këshillit të Ministrave për të ndërtuar dhe operuar për 49 vjet një park fotovoltaik me kapacitet 82 megavat në Boçovë të Fierit. Vlera e parashikuar e këtij investimi? Plot 80 milionë euro.

Çfarë përvoje apo garancish ka Agalliu për një projekt të tillë? Asnjë. Nga burime dhe verifikime në rrjet, rezulton se ai ka qenë punëtor asfalti në kompaninë “Salillari”. Pasi emri i tij u bë publik, profili i tij në Facebook u mbyll dhe ai në LinkedIn u ndryshua, duke u zhveshur nga çdo lidhje me të shkuarën.

Por historia ngre më shumë pyetje se përgjigje:

  • Si ka mundur një kompani e themeluar pak muaj më parë dhe me kapital fiktiv të përfitojë një leje me rëndësi strategjike kombëtare?
  • Si është siguruar toka në Boçovë ku do të ndërtohet parku? A ka pasur proces konkurrues dhe transparent?
  • Kush fshihet realisht pas emrit të Ëngjëll Agalliut?

Ngjashmëria me rastin e DH Albania, ku një punonjës recepsioni u përdor si prestanome për të fituar tenderë publikë me dokumente të falsifikuara, është tronditëse. A është Agalliu një tjetër figurë që mbulon interesat e vërteta të grupeve klienteliste që kontrollojnë energjinë dhe ndërtimin në vend?

Recent Posts

  • Publik News Albania

Elvis Roshi nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre

SPAK e çon në gjyq, hetimi për pastrim parash vijon VIDEO TIRANË – Ish-kryebashkiaku i…

40 minutes ago
  • Flash News

Ekstremizmi dhe Siguria Kombëtare, ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë në Tiranë për rreziqet e reja hibride

TIRANË – Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) po përshpejton ritmin e zhvillimit teknologjik…

56 minutes ago
  • Flash News

KAS: Do të rinumërohen të gjitha kutitë e Qarkut Fier

KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…

2 hours ago
  • Politike

Berisha tregon me video blerjen e votave në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Ish Presidentja Valbona Treska refuzon të lirojë zyrën!

Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, fituesja e garës, Brunilda Laboviti kërkon ndërhyrjen e…

3 hours ago
  • Denoncime

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit fiton tenderin e Gardës

Kompania e dështuar në burgun e Peqinit fiton tenderin për komunikimet e Gardës së Republikës…

4 hours ago