Ngahet nga jeta drejtori i burgut të Durrësit Edmond Llabani

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Është ndarë nga jeta drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, Etmond Llabani.

Ai kishte marrë detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar në krye të burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë.

Më herët, Llabani kishte mbajtur edhe detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit.

Në janar të këtij viti, pak kohë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij.

Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Publikuar nga Publik Media