Nikolin Jaka 12 milion euro për tender nga QSUT

Hapni rrugën miq! Erdhi Nikolini! Jo për të dhënë ndonjë lek për të vobektit, jo. Përkundrazi, për të marrë mbi 12 milionë euro nga taksat e shqiptarëve të varfër dhe për t’i futur në xhepat e tij dhe të bashkëjetueses Alma Tafani.

Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara me objekt “Shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”. Fondi limit i këtij tenderi kap shifra të frikshme, përkatësisht 1,084,945,722 lekë të reja pa TVSH ose rreth 12 milionë euro me TVSH.

Por duke shfletuar dokumentat e kësaj procedure, të vësh duart në kokë është pak. Shikohet që ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik i cili duke qenë i vetmi pjesëmarrës natyrisht ka fituar. Bëhet fjalë për firmën “A G S” SHPK në pronësi të Alma Tafanit, ish-bashkëshorte me letra e Nikolin Jakës.

Zonja në fjalë ka futur në xhepat e saj plot 12 milionë euro për të larë çarçafët e spitalit. Duke krahasuar këtë vlerë të ofruar nga kompania AGS me fondin limit të tenderit, rezultati është pak të thuash i pabesueshëm.

Del qe oferta e ofruar nga Alma Tafani është thuajse identike me fondin limit. Për të qenë korrektë, vlera fituese është 99.9% e fondit limit. Nuk e dimë se çfarë pret SPAKU por me këtë tender jo vetëm që i vihen prangat Nikolinit me Almën por edhe vetë Manastriliut. Natyrisht asjë nga këto nuk do të ndodhë pasi siç dihet SPAK merret vetëm me cironkat e vogla.

Publikuar nga Publik Media