Nipi i Sadri Abazit, merr tenderin për pastrimin e plazheve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë

2.4 milionë euro

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituesin e lotit 3 të tenderit për pastrimin e zonës bregdetare gjatë sezonit turistik veror. Fitues është kompania Alko Impex Construction, në pronësi të nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, e cila ka ofruar një vlerë prej rreth 840 mijë euro me TVSH për pastrimin e bregdetit të Vlorës, Himarës dhe Sarandës.

Tenderi kryesor
Tenderi kryesor

Kontrata do të zgjasë 93 ditë, duke mbuluar muajt e sezonit të ngarkuar veror, ku fluksi i turistëve është më i larti në vit. Alko Impex ka konkurruar e vetme dhe nuk është skualifikuar asnjë ofertues tjetër në këtë lot.

Tenderi i plotë për pastrimin e gjithë vijës bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë ka një vlerë totale rreth 2.4 milionë euro, të ndarë në tre lote që përfshijnë të gjitha bashkitë bregdetare të vendit.

Publikuar nga Publik Media