Denoncime

Të njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin

Me pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

Ligji në Shqipërinë e Edi Ramës duket se vepron vetëm ndaj atyre që nuk kanë “miq” në Qeveri apo Polici, duke i “gostitur” këta të fundit herë pas here.

Kjo duket se vërtetohet nga rasti i regjistruar këtë të hënë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku kompania “2 T”, e zotëruar nga Artan Sako dhe Dritan Troksi po ndërton një kullë.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Boldnews.al, betonieret e kësaj kompanie që po ndërtojnë kullën kanë bllokuar totalisht trotuarin për qytetarët.

Në foto: Betonieret që kanë bllokuar trotuarin

Sipas vendimeve të Bashkisë së Tiranës, betonieret nuk lejohet të qarkullojnë brenda territorit të Unazës së Vogël nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ndërsa tani gjatë sezonit turistik nuk lejohen fare gjatë kësaj fashe orari për të shmangur trafikun. Gjithsesi, edhe nëse “2 T” e Artan Sakos ka marrë leje, sërish asaj nuk i lejohet që të bllokojë trotuarin dhe rrugën në mes të ditës.

Në foto: Betonierja që ka bllokuar trotuarin dhe rrugën

Zona në të cilën po ndërtohet pallati i “2 T” i Artan Sakos mbulohet nga komisariati nr. 1 i Tiranës, e cila drejtohet nga Robert Losha dhe duket se nuk vepron ndaj paligjshmërive dhe episedove që dëmtojnë qytetarët.

Ndërkohë që Policia e Robert Loshës sheh çdo mjet edhe nëpër rrugicat dhe cepat e pallateve për të gjobitur qytetarët me masa administratove maksimale për parkime të gabuara, duket se për të parë betonieret e kompanisë “2 T” të Artan Sakos që bllokon trotuaret, ia “vret” sytë dielli për t’i dalluar.

“Ali Demi” njihet si një zonë ku “lulëzojnë” paligjshmëritë, konkretisht bastet sportive, të cilat dyshohet se sollën edhe konfliktin e armatosur, sipas raportimeve mediatike, para zgjedhjeve parlamentare në zyrat elektorale të PSD-së së Tom Doshit.

Në foto: Komisariati nr. 1 në Tiranë

“2 T” është një kompani, e cila zotërohet nga dy aksionerë. Artan Sako, vëllai i ish komandantit të Gardës së Republikës Gramoz Sako, si dhe Dritan Troksi, të cilët zotërojnë secili nga 50 për qind të aksioneve.

“2 T” njihet një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë së Edi Ramës. Sipas të dhënave nga thesari, në pesë vitet e fundit kjo kompani ka marrë mbi 70 milionë euro pagesa nga institucionet publike.

Gjithashtu, Artan Sako është thirrur edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar, por ende nuk dihet nëse është thirrur si person në dijeni për ndonjë dosje apo si person në hetim dhe për cilën çështje./Boldnews

Recent Posts

  • Statusi Publik

Qeveria, Parlamenti dhe Veliaj nxijnë Shqipërinë në Eu

BE: Po ushtrohet presion ndaj drejtësisë Një dokument zyrtar i Bashkimit Europian, i klasifikuar si…

23 minutes ago
  • Denoncime

SPAK bastis Bashkinë e Termet Peçit

Kontrolle në Bashkinë Tepelenë.  SPAK sekuestron dokumente pas denoncimeve për korrupsion Një hetim i nisur…

3 hours ago
  • Publik News Albania

VIDEO-LAJMI/ Ajola Xoxa në bregun e Qerretit me familjen

Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…

8 hours ago
  • Denoncime

Kulla e Union Bank prish shkollën dhe devijon rrugën

Edmond Leka zhbën historinë  për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…

10 hours ago
  • Denoncime

Sejko merret 2 herë në pyetje për skandalin e mikrokredive

Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…

11 hours ago
  • Showbiz

Befason Veleshnja: Dy kolegët e Portokalli i kapa duke bërë s*ks

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…

12 hours ago