Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.
Banda e Xhabaftëve të Vorës ka vazhduar presionin ndaj votuesve në këtë zonë.
Kjo situatë është tensionuar kur aty ka mbërritur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në këtë zonë, duke u kërkuar që të largohen nga qendra e votimit.
Por mbërritja e Nokës dhe Albana Vokshit i ka acaruar personat që rrinin aty.
Njëri prej tyre i identifikuar si Bert Xhabafti ishte dhe personi që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, duke i kërkuar edhe arsye se pse kishte ardhur aty.
Noka u ka kërkuar që të mos intimidojnë votuesit dhe të largohen nga qendra e votimit në bashkinë e Vorës.
Pjesë nga debati:
Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.
Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu
Noka: Jam deputet
Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam
Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën
Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi
Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit
Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)
Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë
Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron
Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel
Noka: Ta tregoj unë
Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës
Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.
Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre
Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.