Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar qeverinë për blerje votash pas disfatës së 11 Majit..
Duke e cilësuar 11 majin, një farsë elektorale, Noka u shpreh se themeli i pushtetit qëndron mbi këtë farsë.
Gjithashtu ai akuzoi PS për përdorje të bandave dhe karteleve në këto zgjedhje.
’11 maji ishte një farsë. Themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët që më 11 maj nuk pati përballje alternativash mes partive të opozitës dhe partisë së pozitës, nuk pati përballje mes programeve, ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku me bandat, krimin e organizuar, kartelet, të cilat i nxorrët për herë të parë në pah dukshëm dhe publikisht. Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet në patronazhimin e dhunshëm. Shqiptarët prisnin që të kishte votime dhe zgjedhje të lira, po ju 11 majin e shndërruat në treg. Pushteti juaj nuk bazohet në votë, ju e grabitët atë me çdo formë.’, tha Noka.