Nuk e merrni dot me mend, zbulohet emri i vërtetë i këngëtarit Gena

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është kthyer në një skenë festive, ku dasma e shumëpritur mes Brikenës dhe Mateos u zhvillua me atmosferën e një ceremonie të mirëfilltë.

Mbrëmja u ndez nga performanca e Genës, një prej artistëve më të pëlqyer nga nusja. Me repertorin e tij energjik, ai arriti të ngrejë në këmbë të gjithë banorët, duke sjellë ritëm dhe entuziazëm në çdo moment të festës.

Por përtej muzikës, këngëtari dhuroi edhe një moment të veçantë gjatë interpretimit live. Ai ndaloi për pak çaste dhe iu drejtua Brikenës, duke zbuluar një detaj që surprizoi të gjithë: “Emri im i vërtetë është Briken Lito”. Koincidenca që ai dhe nusja ndajnë të njëjtin emër shkaktoi të qeshura dhe reagime pozitive nga të pranishmit.

E dinit emrin e vërtet të Genës? Dasma në Big Brother zbulon

Ky episod i papritur i shtoi edhe më shumë ngjyra një nate tashmë plot emocione, ku muzika, vallëzimi dhe energjia pozitive po e shndërrojnë këtë dasmë në një nga momentet më të veçanta brenda shtëpisë.

Festimet vijojnë në një atmosferë të ndezur, me Gena që mban gjallë ritmin dhe banorët që i bashkohen festës, duke e kthyer këtë mbrëmje në një kujtim të paharrueshëm për çiftin dhe publikun.

Publikuar nga Publik Media