Nxënësit e shkollës 9-vjeçare sulmojnë gazetarët: Ta mor thikën, e kam në klasë!

Gazetarja e ‘Stop’ kërcënohet dhe ngacmohet nga nxënësit E 9-Vjeçares

Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës.

Pas 10 muajsh kthehemi, për të parë, se çfarë ka ndryshuar dhe shohim, se nuk është marrë asnjë masë.

Në Shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat, por këto masa mbetën vetëm në letër.

Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave. Mes shumë shkollave, që emisioni “Stop” pa ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojes së institucionit. Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzukut”, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin tonë të xhirimit gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.

Momenti kur nxënësit sulmojnë gazetarët:

Gazetarja: Kush gjuajti?

Nxënësit: Bionde vagabonde e ke radhën sonte.

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Ik andej!

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Hiqe kamerën, se…!

Gazetarja: Çfarë se?

Nxënësi: Hiqe kamerën, se ta futa shpullë!

Nxënësi tjetër: Ik të q…r…!

Nxënësi tjetër: Atë racën…!

(Hedhin kapsolla)

Nxënësi tjetër: Oj budallaqe, ik andej mos na çaj k…!

Nxënësi tjetër: A ta mor thikën?! Ta morr thikën, më vdektë motra! Me rob shpie e kam në klasë.

/STOP

Recent Posts

  • Publik News Albania

VIDEO-LAJMI/ Ajola Xoxa në bregun e Qerretit me familjen

Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…

16 minutes ago
  • Denoncime

Kulla e Union Bank prish shkollën dhe devijon rrugën

Edmond Leka zhbën historinë  për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…

2 hours ago
  • Denoncime

Sejko merret 2 herë në pyetje për skandalin e mikrokredive

Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…

3 hours ago
  • Showbiz

Befason Veleshnja: Dy kolegët e Portokalli i kapa duke bërë s*ks

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…

4 hours ago
  • Flash News

Arrestohet 51-vjeçari, i dha mjetin turistit pa masat e sigurisë

I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…

4 hours ago
  • Politike

Veliaj mesazh të koduar Ramës: Karma do të ta kthejë herët a vonë

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…

4 hours ago