Ditën e djeshme, në festën e Fitër bajramit, supermarket “Xhangolli” dhe “BioJu”, uruan besimtarët myslimanë me oferta në produktet e tyre. Këto të fundit përfshinin bërxollat e derrit, ushqim ky i ndaluar të konsumohet nga myslimanët.
Ofertat e këtyre supermarketeve shoqëruar mishin e derrit dhe urimin për besimtarët, kanë bërë që këta të fundit të ndihen të ofenduar.
Pas komenteve të besimtarëve myslimanë të cilët nuk e pëlqyen aspak urimin e supermarketeve, ka reaguar “Xhangolli”. Ky i fundit shkruan se ofertat janë për të gjithë konsumatorët dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, ndërsa nuk kërkon falje.
