Lajme

Ogerta Manastirliu ndjek gjurmët e luksit të Belinda Ballukut

Larja e makinave çdo ditë, edhe në fundjavë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, duket se po përpiqet të konkurrojë kolegen e saj në qeveri, Belinda Balluku, jo për performancën në arsim apo sport, por për luksin dhe shpërdorimin e fondeve publike.

Pas denoncimit të Publik.al mbi tenderin absurd të Ministrisë së Infrastrukturës për larjen e makinës së Ballukut 12 herë në muaj me një kosto 10 mijë euro, radhën e ka marrë Manastirliu. Me një tender të ri të hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, shohim të njëjtën skemë luksi të pajustifikueshëm dhe abuzimi të qartë me paratë e qytetarëve.

Makina të lara çdo ditë, edhe të shtunave dhe dielave

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Publik.al, më datë 2 qershor 2025 do të hapen ofertat për një tender me objekt: “Shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, me një fond limit rreth 10 mijë euro  po aq sa tenderi skandaloz i Ballukut.

Por ajo që të bie më shumë në sy është kërkesa për larjen 30 herë në muaj të makinës “Audi A8” që përdor personalisht ministrja Manastirliu. Pra, çdo ditë e javës, përfshirë të shtunat dhe të dielat – kur nuk ka as aktivitete zyrtare. Po kështu, edhe makinat “Toyota RAV4” dhe “Volvo XC60”, të përdorura nga zv.ministrat apo drejtues të tjerë të ministrisë, do të lahen po 30 herë në muaj.

Ky është një abuzim i pastër, pasi ditët zyrtare të punës janë vetëm 22 në muaj. Kjo tregon se mjetet zyrtare, përfshirë edhe automjetin personal të ministres, përdoren për qëllime private, në kundërshtim me çdo standard etik e ligjor të administratës publike.

Jo vetëm luksi, por edhe kapriço

Tenderi përfshin gjithashtu larjen e makinave të tjera si “Hyundai Getz”, “Toyota Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” katër herë në muaj secila. Ndërkohë që kërkohet që tapiceria e automjeteve të lahet 7 herë në vit  një tjetër shpenzim pa asnjë justifikim të arsyeshëm.

Madje, ministria ka përcaktuar se lavazhi duhet të jetë jo më larg se 2.5 km nga selia, për të garantuar “komoditetin” maksimal të drejtuesve të saj.

Nga shëndetësia te arsimi, gjithmonë në shërbim të luksit personal

Pasi “spikati” në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është transferuar në sektorin e arsimit e sportit, ku më shumë sesa për reforma, është shquar për shoqërimin e Edi Ramës në vizitat e natës nëpër degët e Partisë Socialiste gjatë fushatës. Tashmë, pas një “lodhjeje” në fushatë, duket se është koha për të shijuar privilegjet.

Një tender për lavazh ditor makinash është një shenjë e qartë e degradimit të prioriteteve në qeverisje, ku buxheti publik përdoret për rehati personale dhe jo për nevojat reale të arsimit apo të rinisë.

Recent Posts

  • Denoncime

RTSH në krizë: Gazetarë dhe staf teknik pa paga prej tre muajsh

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), institucioni publik që financohet nga taksapaguesit dhe menaxhon tenderë me miliona…

5 minutes ago
  • Our Story

Roela dhe Vedati në pritje të një fëmije

Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së…

24 minutes ago
  • Publik News Albania

Kush janë dy të rinjtë që vd*qën nga aksidenti me motor në Vlorë

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më…

1 hour ago
  • Denoncime

Gerond Meçe luftë me rivalin Beqiri për 5 MLN euro të AKSH-it

Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje…

1 hour ago
  • Lajme

Shorti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë Sali Berishën me dhëndrin

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të…

2 hours ago
  • Bota

Trump nuk dinte gjë për sulmin ukrainas ndaj Rusisë

Presidenti Trump nuk u informua për sulmin e fundit të Ukrainës ndaj Rusisë, konfirmoi të…

2 hours ago