Prokurori Michele Carbone: Krim që kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

Operacioni Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë te drogës!


Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone: Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan.

Publikuar nga Publik Media