Operacioni ” Ura” me Italinë, kreu i SPAK: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri!

Dumani deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.

Ka nisur konferenca e përbashkët për operacionin antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.

I pranishëm është kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

Dumani deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Në konferencën për mediat, kreu i SPAK u shpreh se ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Ai gjithashtu shprehu falenderime për autoritetet italiane, si dhe Eurojust e Europol.

“Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim.

Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”, tha Dumani.

Publikuar nga Publik Media