Parlamenti miraton në kaos buxhetin e vitit 2024 për 7 minuta

Në mes kaosit në Kuvend, PS ka miratuar brenda 10 minutave buxhetin e vitit 2024.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi në votim buxhetin e vitit 2024 teksa lexonte me shpejtësi nenet, me deputetët e PS që nuk i ulnin kartonat jeshil nga duart.

Vetëm deputetët e Lulzim Bashës, Açka, Bakiu, Jakupllari dhe Ulliri votuan kundër.

Ndërkohë deputetët e grupit Berisha fillimisht janë përplasur me Gardën e Republikës, e cila u vendos në gatishmëri për të siguruar mbajtjen e rregullit gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku u miratua nen për nen buxheti për vitin 2024.

Teksa deputetët tentuan që të mbledhin karriget në mes të sallës së Kuvendit, ata janë penguar nga Garda.

Garda bllokoi opozitën në Kuvend, PS miraton në kohë rekord

Mbi 40 punonjës të Gardës janë angazhuar për të shmangur kaosin parlamentar që ka shoqëruar legjislativin në çdo seancë gjatë muajit të fundit.

Rithemelimi më parë kishte paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend, pas përjashtimit me 10 ditë të 6 deputetëve; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, si protagonistët e tensioneve herën e shkuar për të sabotuar me flakadanë e flakë punën e Kuvendit.

Garda bllokoi opozitën në Kuvend, PS miraton në kohë rekord

Gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit rreth 1 orë para nisjes së seancës, për të mos lënë deputetët e Rithemelimit të vijojnë me skenarin e tyre të zakonshëm të përmbysjes së karrigeve, megjithatë pa rezultat.

Garda bllokoi opozitën në Kuvend, PS miraton në kohë rekord

Ndërkohë Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca plenare deputetin Asllan Dogjani.

I pranishëm në këtë seancë kaotike ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili mbante në dorë kartonin jeshil që vononte nen për nen buxhetin me shpejtësi.

Ndërkohë, Salianji foli jashtë sallës së Kuvendi duke thënë se paketa fiskale do të godasë shtresën e mesme.

“Për herë të parë goditet shtrea e mesme, e cila do të taksohen me 23 përqind, mjekët, stomatoogët”, tha Salianji ndër të tjerë.

Pas ngjarjeve të seancës së kaluar, Gazment Bardh, është i përjashtuar për seancën e sotme, ndërsa reagoi në rrjetet sociale.

Ai shkruan në Twitter. “Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda”, shkroi Gazment Bardhi.

Edhe Sali Berisha i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto të sallës së parlamentit dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Mirëmëngjesi miq, ky është parlamenti i Edi Ramës sot në mëngjes!”.

Publikuar nga Publik Media