“Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u japë shpjegime shqiptarëve.”
Ky qe reagimi i fortë i Partisë Demokratike sot, ndaj qendrimit të ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë Brendshme për farsën gjyqësore që u luajt me vrasësin e 4 policëve, e cila e shpëtoi atë nga burgu i përjetshëm.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën.
Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.
Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë!
Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lotë krokodili.
Faktet janë kokëfortë:
1. Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm.
2. Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën, heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin.
3. Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.
“Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve:
Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?
Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?
Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë
Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit.?
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…
Jerusalemi dhe Tel Avivi janë tronditur sërish mbrëmjen e sotme, teksa sirenat e sulmeve ajrore…
Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa…
Qyetetarët e Venecias të lodhur! Postera me një imazh të kokës së Bezos mbi një…
Landi Çela | Publik.al | 15 qershor 2025 Prej më shumë se dy vitesh,…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për të cilin u përfol se ishte arratisur në Greqi nga…