Debati i mbrëmjes së djeshme mes Luizit dhe Kiarës shqetësoi jo vetëm dy protagonistët dhe banorët e shtëpisë së “BBVIP’, por edhe fansat e tyre që u frikësuan se cifti ishte në prag të ndarjes, duke marrë parasysh diskutimin me tone të larta.
Megjithatë, “sherri” u mbyll me pajtimin e tyre mbrëmë, por sot diskutimi i tyre duket se ka vazhduar edhe më tej, teksa Kiara i ka thënë Luizit majft shqetësime që ajo ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe në lojë, por edhe në lidhjen e tyre. Shqetësime që mund t’i ketë edhe jashtë.
Kështu, Kiara insistoi se skena që Luizi bëri mbrëmë, fillmisht tek suita dhe më pas në debatin e tyre ishte “e shëmtuar”, ndërsa këngëtari nisi të përlotej në momentin që e pa partneren e tij të bënte gati valixhen, duke qenë se sonte është në rrezik për të dalë.
Nga ana tjetër, Kiara i tregoi Luizit frikën më të madhe që ka nga marrëdhënia e tyre, edhe nëse e vazhdon qëndrimin në shtëpi por edhe jashtë, duke i thënë se ka frikë se e privon nga liria e saj dhe i rii mbi kokë në cdo gjë, ndërkohë që për të, liria, është gjëja më e rëndësishme që ka.
Po ashtu moderatorja i ka përmendur disa raste Luizit, kur ajo nuk e ka bezdisur asnjëherë teksa ai rrinte me vajzat e tjera të shtëpisë, gjithsesi ky i fundit ka inisituar të thotë se veprimet e tij ishin vetëm si shkak i faktit që mbrëmë ishte “nata e tyre e fundit” dhe donte ta kalonin bashkë.
Fundi i diskutimit (për momentin) ka qenë me Kiarën që është shprehur se “ndihet si leckë” dhe më pas kanë vazhduar lojën e caktuar nga produksioni, ku edhe aty Kiara nuk e zgjodhi Luizin në grupin e saj, ndërsa sjellja e moderatores deri më tani karshi partnerit ka qenë më e ftohtë se zakonisht.