Publikuar në: Publik.al
Edhe pse nuk ka ende një projekt konkret apo të miratuar zyrtarisht, Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) ka nisur tashmë procedurat për “rijetëzimin” e tre prej stadiumeve më të njohura në vend: “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë dhe “Skënderbeu” në Korçë.
Sipas dokumenteve të siguruara nga redaksia jonë, KISH ka shpallur procedurat konkurruese publike për përzgjedhjen e partnerëve privatë, të cilët do të hartojnë dhe zbatojnë projektet e investimit. Ashtu si në rastin e stadiumit “Qemal Stafa” – që u transformua në “Arenën Kombëtare” përmes një formule partneriteti publik-privat ku ndërtimi i kullave ishte pjesë e marrëveshjes – nuk përjashtohet mundësia që edhe në këto tre stadiume të aplikohet i njëjti model.
Kush po përfiton nga rijetëzimi?
Në mungesë të transparencës së plotë për projektet konkrete, shqetësimi kryesor mbetet i njëjtë: a do të përfundojnë këto hapësira publike në funksion të interesave të një grushti ndërtuesish dhe jo të sportit?
Nga përvoja me “Arenën Kombëtare”, ku godina shumëkatëshe financoi pjesërisht ndërtimin e stadiumit, shumë qytetarë dhe ekspertë të urbanistikës kanë ngritur alarmin se stadiumet janë kthyer në pretekst për ndërtime komerciale që përfitojnë vetëm një segment të vogël të lidhur me qeverinë.
Stadiumet në shënjestër:
Një tjetër “pakt me ndërtuesit”?
Rijetëzimi i stadiumeve pa projekt të bërë publik, pa konsultim me komunitetet lokale dhe pa një debat real mbi funksionin e tyre, ngre pikëpyetje të forta mbi interesat që qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje. A janë këto ndërhyrje për sportin dhe komunitetin, apo për të rritur metrat katrorë për ndërtim?
Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…
As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…
ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…
Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…
Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…
Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…