Pasi përzuri shqiptarët, Rama ‘tall zinxhirin’ me punonjësit e huaj

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish në një tjetër episod që ka nxitur reagime, këtë herë gjatë një vizite në një kompleks industrial në Durrës, ku protagoniste u bënë batutat e tij me punonjës të huaj.

Në një kohë kur largimi i të rinjve shqiptarë vijon të mbetet një nga plagët më të diskutuara të vendit, kreu i qeverisë zgjodhi një qasje ironike në komunikimin me fuqinë punëtore të ardhur nga jashtë. Me tone humori, ai i inkurajoi ata të mësojnë gjuhën shqipe, duke e kthyer bisedën në një moment që u interpretua nga shumëkush si tallje.

“Nuk e di sa kanë ecur me gjuhën shqipe punonjësit e huaj që keni këtu, por duhet të mësoni shqip, sepse duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni,” u shpreh kryeministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Deklarata, megjithëse e thënë në formë shakaje, vjen në një realitet ku shumë qytetarë ndihen të përjashtuar nga tregu vendas i punës, ndërsa vendet e tyre po plotësohen gjithnjë e më shumë nga punonjës të huaj. Kjo e bën kontrastin mes situatës reale dhe tonit të përdorur nga kryeministri edhe më të theksuar.

Publikuar nga Publik Media