Myslim Murrizi
Rinumërimi, si pasojë e dyshimeve dhe e egos së disa kandidatëve, nuk do të sjellë asgjë, por i qetëson të gjithë dhe tregon se nuk duhet të hezitohet më nga politika për të çuar përfaqësues në administratën zgjedhore jashtë asaj me komisionerë dhe numërues të 2-3 partive, kur në zgjedhje marrin pjesë mbi 10-15 parti politike.
Drejtuesit politikë të PD-së në qarqet që kanë marrë qoftë edhe 1 votë më pak sesa në zgjedhjet e viteve 2009, 2013, 2017 apo 2021, duhet të largohen nga çdo funksion politik në drejtimin e PD-së. Nëse kanë sado pak dinjitet, duhet të dorëzojnë mandatin që kanë marrë pa votat e qytetarëve dhe pa votat e demokratëve në primare.
PD duhet të hyjë në një proces zgjedhor në çdo degë dhe të heqë modelin e shpifur, ku ka më shumë “poste” dhe të “zgjedhur” fallco sesa anëtarë partie (anëtarë kryesie, sekretariate, koordinatorë, drejtues politikë etj., njëlloj si ish-PPSH).
PD duhet të pastrohet nga fundërrinat, ish-spiunë të sigurimit dhe debilë e idiotë politikë që nuk dinë të bëjnë asgjë veç intrigave të ndyra për të ruajtur një karrige të qelbur për veten dhe për pisllëqet e tyre, duke luftuar këdo që nuk u ngjan me surratin e tyre të shpifur.
I nderuar z. Berisha,
PD dhe opozita janë asete kombëtare, jo kasolle për të futur kokën njerëz pa kokë, por vetëm me dhëmbë të qelbur dhe b… të përdredhur.