Politike

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ, mungojnë 130 mijë vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të menjëhershëm, pasi koalicionit opozitar mungojnë 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Nisur nga kjo, PD-ASHM kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, PD kërkon sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

KËRKESA E PD-ASHM

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Lënda: Kërkesë për verifikim të menjëhershëm

Baza ligjore: Kushtetuta e RSH; nenet 19, 97, 99, 123/1, 160 e vijues të Kodit Zgjedhor.

Nga: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)

I nderuar z. Komisioner,

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS.

Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Më datë 04.04.2025, me vendimin tuaj nr. 407, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, në faqen nr. 138 të materialit specifikohet qartë se në rang vendi janë miratuar:

5.225 Qendra Votimi (QV)

3.467.962 zgjedhës

66.830 fletë votimi rezervë (që përfaqësojnë 2% rezervë)

dhe në total: 3.534.792 Fletë Votimi (FV)

Por, sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që ju drejtoni, rezulton:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara

1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit

1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura

5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara

Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 fletë votimi të papërdorura!

Në vijim të sa më sipër, kërkojmë:

Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

Me respekt,

Përfaqësuesi i PD-ASHM në KQZ

Franci Nuri

 

Recent Posts

  • Denoncime

Qytetarët do të paguajnë edhe për larjen e makinës së Gonxhes

Pas Ballukut dhe Manastirliut, edhe Blendi Gonxhe pastron makinën me tender  Larje luksi për xhepin…

4 minutes ago
  • Flash News

Artan Tafani rrëfen vrasjen që kreu për nder

Kishte ngacmuar nënën e Erisianos I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tregoi para GJKKO-së se…

37 minutes ago
  • Publik News Albania

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore Vlorë

KAS vendosi në mbledhjen e kësaj të mërkure hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore.…

41 minutes ago
  • Flash News

Rama nxjerr në shitje vilat qeveritare

Nga vila të pushtetit, në pasuri për biznesin? Rama nis privatizimin e rezidencave qeveritare nën…

3 hours ago
  • Bota
  • Politike

Eurodeputeti gjerman : Krimi pengon rrotacionin politik në Tiranë

Parlamenti Europian zhvilloi sot një seancë për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Kreu i…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Skandalet që detyruan largimin e Ermal Onuzit nga Garda

  Publik.al ka zbuluar të vërtetën pas dorëheqjes së bujshme të komandantit të Gardës së…

3 hours ago