Lajme

PD dhe PS bashkojnë votat në KAS

Rrëzohet kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, KAS kanë rrëzuar ankimimin e 4 kandidatëve të PD, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.

Vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro, që kandidatët të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre, gjë që mund të ndikonte në rezultatin e renditjes së tyre në listat e hapura.

Përfaqësuesit Koli Bele e Elvin Lako nga PS dhe Ledio Braho e Elvis Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Vendimin për mos kalimin për shqyrtim të kërkesave e konfirmoi edhe KQZ pas seancës paraprake me dyer të mbyllura, ndërsa ankimi për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë do të shqyrtohet të martën.

“KAS shqyrtoi elementet e formes dhe te permbajtjes se kerkesave ankimore te kandidateve: Mimoza Hajdarmataj, Ilir Alimehmeti, Lisander Hoxha, Ilirjana Kucana. KAS vendosi rrezimin e kerkesave/mos kalimin per shqyrtim”, njoftoi KQZ.

Kandidatët demokratë thonë se vendimi hedh hije dyshimi se është marrë për të mos bërë transparencë për trafikimin e votave të tyre drejt kandidatëve të tjerë.

“Kam kuti të identifikuar që është tjetërsuar vota ime dhe i është kaluar kandidatëve të tjerë”, tha Ilirja Kuçana në një intervistë në media.

Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti e ka quajtur artificë ligjore pasi nuk u parasysh provat e paraqitura.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Marrëveshja e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut…

12 hours ago
  • Politike

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ, mungojnë 130 mijë vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të…

14 hours ago
  • Bota

Del dokumenti me kushtet e Putinit për paqe në Ukrainë!

Ditën e sotme në Turqi u mbajt takimi i dytë negociues për arritje e një…

14 hours ago
  • Politike

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të…

15 hours ago
  • Flash News

GJKKO lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe ortakun

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…

19 hours ago
  • Sport

Ndeshja me Shqipërinë, kritika trajnerit serb për listën e lojtarëve

Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…

20 hours ago