PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës, Shkëlqim Sterkaj

Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar të dënuarin për vrasje, Arian Zoga se po ushtron presion dhe po blen vota për kandidatin PS-së, Shkëlqim Sterkaj.

Deklaratë

Gjate tre ditëve te fundit, por kryesisht sot  shtetasi Arian Zoga, i dënuar për vrasje dhe i njohur për publikun nga përgjimet e dosjes Metamorfoza po ushtron presion dhe po blenë vota për subjektin e Partisë socialiste dhe Kandidatin Sterkaj.

Arian Zoga me banim ne lagje Dergut këto veprime qe bien ndesh procesit për zgjedhje te lira e te ndershme po i ushtron ne ambientin Bar Kafe, pranë kompleksit Fishta.

Ambienti ne fjalë përpos përdorimit gjate fushatës për blerje votash njihet për komunitetin si një ambient ku shiten lënde narkotike dhe luhen bastet sportive.

Partia demokratike i bën thirrje strukturave te task forcës se krijuar për sigurimin e zgjedhjeve te marrin masa për parandalimin e këtij pazari ne kurriz te demokracisë.

Publikuar nga Publik Media