PD tregon me emra nga ministri Gonxhja dhe 9 persona të përfshirë në shitblerjen e votave në Tiranë

Partia demokratike denoncoi sot me emra listën e patronazhistëve të cilët po punojnë për të manipuluar votën e qytetarëve në Tiranë.

Në një dalje për median Albana Vokshi rendit emrat e atyre që po manipulojnë votën në Tiranë, dhe i kërkoi SPAK të ndërhyjë. Në KQZ kemi bërë mbi 200 denoncime zyrtare dhe në SPAK 30 kallëzime zyrtare.

Emrat e personave të përfshirë në krimin elektoral të shitblerjes së votave. PD ka paralajmëruar se ‘terroristët elektoralë’ do ndëshkohen pas 11 majit.

Vore
Ministri Blendi Gonxhja
Blerim Shera
Elton Shahinaj

Prezë
Flor Zela
Arlin Papa
Julian Kasa
Ermal Dedej
Mond Sula
Vladimir Disha
Agron Mora

Kjo është lista e patronazhuesve të denoncuar nga qytetarët apo struktura të Partisë Demokratike.

Publikuar nga Publik Media