SPAK ka nisur sot një hetim për të gjitha pasuritë e Pëllumb Gjokës, duke vendosur sekuestrim për pronat për të cilat ai ka marrë statusin investitor strategjik.
Bëhet fjalë për prona jo vetëm të regjistruara në emrin e tij, por edhe të familjarëve.
Ajo zbuloi po ashtu se nga hetimet e kryera ka dyshime se pasuritë e sekuestruara së fundmi janë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve kryer nga Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë.
Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.