Përfundon pas dy orësh biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.Trump ka njoftuar se pas kësaj bisede, e cila ka zgjatur rreth 2 orë, ai ka në plan të kontaktojë edhe Volodymyr Zelenskyn, me të cilin, siç u bë e ditur, ai kishte biseduar më herët, para telefonatës me Putinin.Sipas Reuters, Putin ka bërë telefonatën nga një shkollë muzike që vizitoi më herët në Soçi, në brigjet e Detit të Zi, ndërsa Trump është në Uashington. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare, dy liderët janë lidhur përmes linjave të kriptuara dhe në prani të përkthyesve, pasi Putin flet disa anglisht, por përdor vetëm rusisht për negociatat.

Publikuar nga Publik Media