Platformë Inteligjente 1.8 MLN euro e CELIBASHIT… por për kë?

Klodian Tomorri

Para dy muajsh votoi diaspora e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje zhvilloi një platformë elektronike për regjistrimin e emigrantëve. Kosto totale: 166 mijë euro.

Tani po votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit. Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri krijoi një platformë elektronike për të njëjtin qëllim. Tenderin e fitoi Infosoft Systems. Kosto: 1.8 milionë euro.

Pra, 1.8 milionë euro e ndarë për 166 mijë euro? Del 10.8 herë më e shtrenjtë.

Të dyja janë platforma. Të dyja shërbejnë për të njëjtin funksion: regjistrimin online të votuesve nga diaspora. Po çfarë ka ndryshe kjo e jona? Epo, provoje ta gjesh vetë.

Dhe kjo që përmendim është veç “llokma” më e vogël në gjithë skemën. Sepse kemi edhe 10 milionë euro për DHL, për dërgimin e fletëve të votimit. Pastaj kemi edhe Smartmatic, kompania që sa herë ka zgjedhje, vjen dhe “na shkund ndonjë cikë”. Sipas rastit: herë 20 milionë, herë 10, herë 7, herë 3 milionë euro.

Për ironi, Smartmatic është nën hetim për korrupsion në SHBA. Disa nga punonjësit e saj janë arrestuar për ryshfet ndaj KQZ-së së Filipineve.

Në gjithë këtë qarkullim miliona eurosh, SPAK dhe KQZ kanë ngritur një ekip të përbashkët “special” për të kapur hajdutët e… votës!

Ky vend është vërtet i pamposhtur. Po të kishin vjedhur Gjermaninë kështu, sot do të ishte shtet i falimentuar.

Publikuar nga Publik Media