‘Vis Poja’ ndërmjetësoi kalimin e Edison Gjokut të deportuar!
Porti i Durrësit, simboli i lidhjes së Shqipërisë me Perëndimin, po rezulton se mund të shndërrohet në një portë të hapur për trafikimin ndërkombëtar. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të neglizhencës, por për shkak të bashkëpunimit aktiv të punonjësve të shtetit me krimin e organizu
Autoritetet italiane nuk kanë asnjë dyshim se Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Ndërkohë dosja e operacionit “Ura’ nxjerr në pah lidhjet e këtij grupi me policinë dhe grupi i tij kishte kontrollin jo vetëm të Durrësit por dhe portin porta kryesore e Shqipërisë drejt Europës. Ndryshe nga pala italiane, policia shqiptare i ka lënë dorë të lirë Troplinit, madje ai është akuzuar nga kreu i PD, Sali Berisha se ka punuar në fushatë për të siguruar vota për Partinë Socialiste.
Një skemë e mirëorganizuar që vërteton si ‘porti i Durrësit shndërrohej në një portë të hapur për grupin e Troplinit që kontrollonte trafikun e drogës nëpërmjet nipit të tij Elvis Doci dhe njerëzve të tij të afërt është dokumentuar në dosjen e operacionit të koduar “URA”
Tre vitë më parë Edison Cukaj (alias Gjoka), pjesë e grupit kriminal i i deportuar më parë nga zona Schengen mundi të kalojë lehtë portin e Durrësit me një pasaportë të dyshimtë, pa asnjë ndalesë provë se siguria kufitare në port ishte farsë.
Edison Cukaj mundi të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në Portin e Durrësit më 15 qershor 2022, por u kap vetëm një ditë më vonë në portin e Barit, pasi autoritetet italiane zbuluan se dokumentacioni i Edison Gjokës ishte i parregullt. Hetimi zbuloi gjithashtu se ndaj tij ekzistonte një ekspuls trevjeçar në zonën Schengen i lëshuar nga Sllovenia në vitin 2019.
Kalimi në port dhe roli i kontrollorit Naim Behluli
Sipas dosjes hetimore, më 14.06.2022, Ervis Deti takohet me shtetasin Bexhed Mema në një lokal në Durrës. Ky i fundit dyshohet si organizatori i kalimit kufitar për Edisonin, ndërsa roli i Vis Pojës ishte ai i ndërmjetësit mes palëve.
Një ditë më pas, më 15.06.2022, rreth orës 18:40, Edison Gjoka shihet në një automjet tip Audi A8 me targa AB458DH, së bashku me Visin. Ata frekuentojnë lokalin “Xh…” pranë stacionit të trenit në Durrës, ku janë takuar me Bexhed Memën dhe dy persona të tjerë të paidentifikuar. Rreth orës 19:00, një nga këta persona i dorëzon Edisonit një pasaportë.
“ne qoftese nuk kalon do i maresh lekt mrapsht?…”
Më pas, Gjoka viziton agjencinë e udhëtimit “E…”, ndërsa grupi ndalon te piceria “P..”.
Aty lihet një shumë parash, që më vonë vërtetohet të jetë 3 mijë euro, të cilat i dorëzohen përmes një personi të quajtur Arni, sipas porosisë së “Lokut”.
Udhëzimet telefonike për të hyrë në port
Përmes një sërë përgjimesh telefonike, dokumentohet se Edison Gjoka udhëhiqet hap pas hapi nga një bashkëpunëtor për të kaluar nëpërmjet sportelit të kontrollorit Naim Behluli – një punonjës i Policisë Kufitare i caktuar në shërbim atë natë. Komunikimet përfshijnë udhëzime të drejtpërdrejta si:
“Ke Naimi thuji atit”, “cun i ri bjond”, “maje telefonin hap, hajde.” “…po pra djathtas, djathtas, si e kishte ai, Naim? … thuji ke Naimi.”
Gjoka kalon në sportelin e Naim Behlulit dhe nuk përballet me asnjë pengesë përkundër faktit se ishte subjekt i një ndalese të mëparshme në zonën Schengen. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë e konfirmojnë këtë kalim pa kontroll të rregullt dokumentacioni.
Edisoni: kalova, po sa kalova ktu…
686- mbarove?…
Edisoni – po ktu po…
686 – a marove komplet?…
Edisoni- po po, tu prit jam ne rradh…
686 – po pra, ishe ke ai shoku e?…
Edisoni – po po, po mer kalova un si jo…
686 – rrug te mbare e plak…
Edisoni – hajde faleminderit..
686 – hajd hajd.
Edhe Pamjet filmike e konfirmojnë kalimin pa pengesë të Edisonit.
3 mijë euro
Nga përgjimet e siguruara nga Prokuroria, rezulton se për kalimin e Edison Gjokës në port është paguar shuma prej 3,000 euro, të cilat janë dorëzuar në picerinë “Piccolo”.
Në një prej komunikimeve të përgjuara të datës 16.06.2022 thuhet:
“Loku 3 mijë euro, i ka mor Arni kaq, ska na i gjo…”
Në një tjetër bisedë përmendet se Edison “i ka dorëzuar edhe çelësat e makinës dhe mjetin një personi të identifikuar nga Loku”, çka tregon për një skemë të mirëkoordinuar për të fshehur gjurmët dhe shmangur çdo hetim të mundshëm në kohë reale.
Pas kalimit në territorin italian përmes Portit të Barit, autoritetet italiane zbuluan se dokumentacioni i Edison Gjokës ishte i parregullt. Ai u ndalua dhe më pas u deportua në Shqipëri. Gjithashtu se ndaj tij ekzistonte një ekspuls trevjeçar në zonën Schengen i lëshuar nga Sllovenia në vitin 2019.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka krijuar një dyshim të arsyeshëm se veprimtaria e paligjshme është zhvilluar në bashkëpunim mes shtetasve Ervis Deti, Edison Gjoka, Serxho Shkodra, kontrollorit të kufirit Naim Behluli dhe të tjerë personave që kanë marrë pjesë në këtë trafikim, përfshirë ata që kanë dorëzuar pasaportën dhe kanë pranuar pagesën në piceri.
“Më datë 15.06.2022, Ervis Deti ka zhvilluar një takim me shtetasin Edison Cukaj alias Gjoka. Takimi i tyre u bë i mundur nëpërmjet ndërmjetësimit të shtetasit Serxhio Shkodra. Nga përgjimet e komunikimeve telefonike rezulton se Edisoni ka njohje me Serxhon dhe se ky i fundit i kishte premtuar se Visi do ta lidhte me një person tjetër për ta ndihmuar të kalonte kufirin e Shqipërisë në drejtim të Italisë, kundrejt vlerës së 3 (tre) mijë euro. Personi që do ti siguronte lidhjen me inspektorin e policisë kufitare në Portin e Durrësit do të ishte Bexhed Mema. Më konkretisht, nga vëzhgimet në ambiente publike ka rezultuar se Visi, Bexhed Mema dhe dy persona të tjerë që shoqëronin këtë të fundit, janë parë duke i dhënë një pasaportë Edisonit. Më pas Visi dhe Edisoni kanë shkuar në picerinë “Piccolo” që ndodhet në rrugën “Iljaz Reka”, Durrës ku do të linin shumën prej 3 (tre) mijë eurove si garanci në rast se do kalonte në Itali pa patur probleme” thuhet në dosje.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria nënvizon se hetimet për këtë episod janë ende në vijim dhe pritet që ndaj të përfshirëve të ngrihen akuza për kalim të paligjshëm të kufirit, korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve publikë, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ky rast ngre alarme serioze për sigurinë kombëtare dhe integritetin e strukturave tona kufitare.
Si është e mundur që një shtetas i deportuar më parë nga Italia të kalojë pa asnjë problem nëpërmjet sistemit TIMS.