Denoncime

President Begaj qeraset me një tender sekret 4 MLN euro

Erdogani e ‘mban’ premtimin
Si u shpërblye lojaliteti politik i Begajt me një tender sekret 

nga Redaksia Investigative

Presidenti Bajram Begaj, njeriu që dikur u promovua si figurë e paangazhuar politike, sot është kthyer në simbolin më të qartë të nënshtrimit institucional ndaj mazhorancës. Me asnjë akt të vetëm kundërshtie, me zero reagime ndaj skandaleve qeveritare dhe me heshtjen si qëndrim të përhershëm, Begaj duket se ka merituar më në fund shpërblimin: një tender sekret prej mbi 342 milionë lekësh pa TVSH për rikonstruksionin e godinës së Presidencës.

Por ky nuk është një rikonstruksion i zakonshëm. Është një kontratë e klasifikuar “Sekret”, e cila i shpëton rregullave të transparencës dhe mbikëqyrjes publike, meqenëse Presidenti mban edhe titullin formal të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Pra, një mashtrim procedurial me aromë politike.

Një tender, shumë dyshime

Fondi i kontratës është konkret: 342,011,360.87 lekë pa TVSH (afërsisht 4 milionë euro). Kohëzgjatja: 9 muaj. Objekti i punimeve: restaurimi dhe rikonstruksioni i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës, një monument kulture i kategorisë së dytë.

Por dokumentet e tenderit e bëjnë të qartë: vetëm kompani me çertifikatë “Sekret” nga AKSI (Agjencia Kombëtare për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar) mund të marrin pjesë. Edhe personeli teknik duhet të jetë i pajisur me të njëjtën çertifikatë. Një procedurë e izoluar, e pamundur për t’u ndjekur nga publiku apo media.

Tenderi do të bëhet sekret meqenëse Begaj është edhe Komandant i Ushtrisë. Kështu fondi 342,011,360.87 lekë pa tvsh do të kalojë me procedurën Ligjit për Prokurimet në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Objekti i kontratës së shpallur është emërtuar “Restaurim dhe rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës”, Monument Kulture Kategoria e II-të.

Kohëzgjatja e kontratës është brenda 9 muajve, duke filluar nga data e nisjes së punimeve, deri në përfundimin e tyre.

Ndërkaq, ofertuesi duhet të disponojë Çertifikatën CSI në nivelin e klasifikimit “Sekret” për kompaninë dhe për personelin kryesor, drejtues teknik, në licencën e shoqërisë të disponojë Çertifikatën CSI në nivelin e klasifikimit “Sekret”, lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Kur servilizmi institucional shpërblehet me luks

Që nga marrja e detyrës, Presidenti Begaj ka qenë simboli i heshtjes. I heshtur për aferat korruptive, për degradimin e institucioneve, për sulmet ndaj medias apo shkatërrimin e pasurisë publike. Por jo dhe për buxhetin e institucionit të tij.

Nga 253 milionë lekë në vitin 2023, Presidenca e drejtuar nga Begaj ka përfituar 635.5 milionë lekë në vitin 2024. Pra, një trefishim buxheti në kohë krize për qytetarët.

Në tetor 2024, Institucioni i Presidentit kërkoi edhe 400 mijë euro për blerjen e dy makinave luksoze, dhe në të njëjtin muaj nisi lobimi për ndërtesën e re.

Erdogani, zyra e ngushtë dhe “miku” Edi

E gjitha u bë publike rastësisht. Gjatë vizitës zyrtare të Presidentit Erdogan në Tiranë, Begaj u ankua në mënyrë joformale para mikut të tij turk: “Zyrat janë shumë të vogla… vetëm 600 metra katrorë.” Gjatë shëtitjes në godinën e Presidencës, Begaj dëgjohet t’i thotë Erdoganit se “do flasë me Edin” për të zgjidhur problemin. E qeshura e Erdoganit mjaftoi për të kuptuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë projekt të brendshëm por për një ndihmë të jashtme me bekimin e brendshëm.

Historia e restaurimeve presidenciale: çdo president, një “seli të re”

Nuk është hera e parë që godina e Presidencës kthehet në kantier ndërtimi. Në vitin 2012, Bujar Nishani e zhbëri tërësisht infrastrukturën e lënë nga paraardhësi Bamir Topi. Pllakat, dyert, parketet, madje edhe pemët u zëvendësuan. U dhurua edhe një ulli 450-vjeçar. Tani është radha e Begajt të “lërë gjurmën” e tij mbi çatinë e Presidencës, edhe pse e vetmja gjurmë politike që ka lënë është ajo e një nënshtrimi të plotë ndaj pushtetit të kryeministrit.

Një President pa pushtet, por me shumë zyra

Ky rikonstruksion nuk është një projekt zhvillimi – është një simbol i devijimit institucional, ku figura e kreut të shtetit përdoret për dekor dhe goditje protokollare, ndërsa realisht vepron si një zgjatim i zyrës së Kryeministrit.

Në fund të ditës, mbetet vetëm një pyetje: A është ky restaurim i Presidencës apo i moralit të rrënuar institucional në Shqipëri?

Recent Posts

  • Bota

Izraeli kërkon eliminimin e lidershipit iranian, ja pse pikërisht tani

Një goditje e mirëllogaritur apo një gabim i rrezikshëm? Sulmi i Izraelit ndaj Iranit jo…

12 minutes ago
  • Flash News

KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë…

24 minutes ago
  • Denoncime

Rama shpall Lori Hoxhën investitore strategjike

Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të…

36 minutes ago
  • Publikisht(OP-ED)

Bota e çuditshme e drejtësisë

Klodian Tomorri Meta dhe Veliaj në burg pa akuzë zyrtare. Beci? I pandehur prej vjeshtës,…

1 hour ago
  • Publikisht(OP-ED)

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

Andi Bushati Pa fuqinë mediatike për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra Rama dhe ekipi…

3 hours ago
  • Flash News

Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem

Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave…

3 hours ago