Presidenti i KE, António Costa: Thellësisht i alarmuar!

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i është bashkuar thirrjeve të përhapura për qetësi pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

Costa, në një postim në “X”, tha se ishte thellësisht i alarmuar”pas bombardimeve të natës.

Ai tha: “U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore.”

“Diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajonin e Lindjes së Mesme. Shumë civilë do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje paqësore në tryezën e negociatave”, shkruan ai.

Publikuar nga Publik Media